Plisat paralajmërojnë “stuhi” te Prishtina: Do të largohen gjithë ata që nuk i’a dëshirojnë të mirën klubit

Shtatori i “bekuar”, me vendim të vonuar. Kështu e ka përkufizuar grupimi ultras, “Plisat”. vendimin e klubit të Prishtinës për të shkarkuar Mirel Josën. Trajneri shqiptar duket se do të jetë i pari i larguar nga Prishtina, me grupimin e tifozëve që pohojnë se janë të gatshëm për të sjellë të tjera ndryshime në hierarkinë e klubit dhe në organikë.

Përmes një statusi në rrjetin “Facebook”, grupimi e quan emërimin e Josës si një skandal. Mes tjerash kjo tifozëri ka thënë se me Josën nuk do të mbarojë gjithçka, pasi që nga Prishtina do të largohen gjithë ata që nuk i’a dëshirojnë të mirën klubit.

“Shtatori i “bekuar”, me vendim të vonuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Siç dihet kryetrajneri Mirel Josa kishte nënshkruar marrëveshje me klubin tonë në shtatorin e vitit 2017. Secili prej nesh e njihnim të kaluarën e tij sportive në Shqipëri, e si rrjedhojë që nga fillimi kemi qenë kundër këtij skandali, marrëveshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por sidoqoftë, kriza që e kishte kapluar klubin tonë, na e mundi përshtypjet tona për personin në fjalë, e si shkak nuk i dolëm përpara këtij vendimi. Që e kishim ne mirë, vërtetohej dita ditës nga fakti që;

“Klubi jonë si kurrë më parë paraqitej në fushë si mos të ishte Prishtina që ishim mësuar, pa asnjë ide përfaqësimi(e lëre më dashni) të fanellës bardh e kaltër në fushë. Largimi i lojtarëve që gëzonin respektin tonë në qytet, Prurja e lojtarëve në klub, të cilët e dijmë se si janë ndarë me ne para disa vitesh.

“Krejt këto ishin arsyet që e forconin bindjen tonë ndaj tij. PLISAT asnjëherë nuk kërkojnë shpagim me sukses, por sakrificë me nder e gjak për ndresë.

“Sezoni i kaluar ishte pasqyra më e mirë se si mungojnë këto elemente te klubi jonë. Kështu që kemi filluar që të reflektojmë edhe në tribina. E ku qershia mbi tortë ishte ndeshja e javës së tretë kundër Feroninelit në Drenas, ku treguam se PLISAT nuk janë aty ta ndjekin ndeshjen, por përfaqësimin dinjitoz të klubit, e ku kjo e fundit mungon te klubi jonë qe sa kohë.

“Ja që, shtatori siç na dënoi në 2017-tën, kësaj here na bekoi me largimin e kryetrajnerit Josa. Të kuptohemi, këtu nuk përfundon asgjë, përkundrazi është fillimi i fatit që i pret të gjithë ata të cilët nuk i’a dojnë të mirën KF Prishtinës.

Plisat Prishtinë.”-thuhej në statusin e grupimit në “Facebook”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?