Po bën xhiron e botës, 19-vjeçari i Juves imiton Neymar-in me kontroll spektakolar (VIDEO)

Moise Kean shkëlqeu sonte në mbrëmje duke shënuar dy super gola dhe duke fituar një penallti. Sulmuesi i Juventusit ishte më i miri në fushën e lojës jo vetëm për golat, por edhe për ritmin e shfaqur në skuadrën e Allegrit.

Në fraksionin e dytë 19-vjeçari imitoi Neymarin duke kontrolluar topin në mënyrë spektakolare. Një veprim që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale.

Kujtojmë që pas golit të dytë të gjithë yjet e bardhezinjve që gjendeshin në stolin e rezervave e duartrokitën veprimet e tij. Një ndeshje perfektë për një talent që mund të bëhet protagonist në këtë sezon me ekipin torinez. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?