Po bën xhiron e botës/ Augsburgu tallet keq me Bayernin në rrjetet sociale pasi e mundi

Augsburgu i shkaktoi humbjen e parë Bayernit në këtë sezon në Bundesligë. Kampionët e Gjermanisë vinin pas fitores së pastër 2-0 ndaj Barcelonës në Champions League, por nuk mundën që sot të merrnin rezultat pozitiv.

Ekipi modest ka dhuruar spektakël edhe në rrjetet sociale pas ndeshjes. Në profilin në “Twitter” ata kanë ironizuar ekipin bavarez për fitoren ndja Barcelonës dhe humbjes ndaj tyre.

“Ekipi më i madh në Europë?”, – shkruhet në postim duke e shoqëruar dhe me dy rezultatet. Të shumta ishin reagimet nga tifozët që e kanë pëlqyer jo pak këtë postim. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?