FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po bën xhiron e botës, Sampaoli pyet Messin: A ta aktivizoj Agueron? (VIDEO)

Argjentina dje në mbrëmje mori një fitore 2-1 me shumë vuajtje ndaj Nigerisë, duke siguruar kalimin në fazën e 1/8-ve. Së fundmi janë publikuar edhe disa pamje të “TyC Sports”, duke kapur një moment mes Leo Messit dhe Jorge Sampaolit, që është bërë viral përmes rrjeteve sociale, brenda disa orëve.

Trajneri argjentinas duket duke e pyetur kapitenin e Albiceleste nëse duhet ta hedhë Kun Agueron në fushë. “A ta aktivizoj Kun?” pyet tekniku. Së fundi, lojtari i Manchester City u hodh në fushë në minutën e 80-të, në vend të Nicolás Tagliafico.

Kjo video do të shtojë edhe më shumë polemikat, se Messi përcakton formacionin te Argjentinën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?