Po bën xhiron e rrjeteve sociale, Di Maria i drejtohet Milik: Po ty pse të zëvendësuan? (VIDEO)

Juventus po kalon një moment shumë të vështirë. Humbja ndaj Benfica ishte shumë e hidhur jo vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën e lojës. Skuadra e drejtuar nga Allegri këtë sezon ka fituar vetëm 2 nga 8 ndeshjet e luajtura.

Tifozët po kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të tij dhe një video pas përfundimit të ndeshjes e përkeqëson edhe më shumë pozitën e tij.

Angel Di Maria shihet duke folur me Arkadiusz Milik dhe duke e pyetur me habi pse trajneri e hoqi nga loja në minutën e 70, duke qenë se polaku ishte autori i golit të vetëm të bardhezinjve dhe lojtari më i mirë në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1570167165436792844

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?