FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po shkëlqen në Greqi, talenti shqiptar mban “pezull” Edi Rejën

Emigracioni i shqiptarëve ka bërë që shumë nga futbollistët të zgjedhin të luajnë me kombëtaren ku janë rritur.

Rasti më i fundit është ai i Kristo Shehut, që aktivizohet me të rinjtë e Panathinaikosit. 19 vjeçari është duke zhvilluar një paraqitje impresionuese me këtë ekip, duke rënë në sy të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas mediave helene, Shehu ka refuzuar një ftesë të trajnerit Reja për ndeshjet e ardhme kualifikuese.

Lajmin e bën me dije “novasport”, teksa shkruan se interesimi ka qenë konkret por nuk ka marrë vëmendjen e pritur nga sulmuesi. “Nuk kam vendosur ende nëse do të luaj për kombëtaren shqiptare apo greke. Eshtë diçka që nuk e kam mendur dhe për momentin po fokusohem me klubin tim. Dua që vetëm të përmirësohem dhe të rritem si lojtar”, mësohet të jetë shprehur 19 vjeçari. Nuk dihet nëse refuzimi ka qenë përfundimtar, por e sigurt është se djaloshi është në dilemë për zgjedhjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?