FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pochettino e thotë hapur: S’e di a do të qëndrojë Eriksen!

Në vigjilje të ndeshjes së madhe mes Manchester City-it dhe Tottenham, një nga problemet që po trazon ambientin e “Spursave” është Christian Eriksen. Danezi nuk ka pasur një fazë përgatitore shumë të mirë, teksa shpesh herë trajneri Pochettino e ka lënë në stol.

 

“Nuk e di nëse do të qëndrojë te Tottenham. Puna ime është që të ndihmojë të gjithë futbollistët, t’i ndihmojë për të marrë drejtimin e duhur në karrierën e tyre. Për mua kohëzgjatja e kontratës nuk është e rëndësishme, nuk e lejoj vetën që të kushtëzohem nëse ka një apo 5 vite të mbetur a në kontratë”, ka thënë strategu argjentinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eriksen është një nga futbollistët më të përfolur në merkato, teksa Juventus dhe Real Madrid janë dy prej ekipeve që kanë shfaqur më shumë interes. Pa rinovimin e kontratës gjatë këtij viti, skuadra angleze rrezikon që ta humbasë verën e ardhshme pa asnjë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?