Pochettino i përgjigjet Trippier: Kur erdhi te ne ishte një futbollist i ligës së dytë …
Trippier ka deklaruar së fundmi se nuk do të ishte larguar kurrë me vullnetin e tij nga Londra dhe se klubi i Tottenhamit dhe trajneri argjentinas kishin bërë një gabim të madh, por nuk ka vonuar kundërpërgjigja e trajnerit.
“Ishte i shqetësuar, sepse nuk e dinte nëse do të kishte hapësira në formacion. I thashë të mos shqetësohej, sepse do t’i jepnim mundësi të mira për të na dhuruar paraqitje të mira.
Ka luajtur në Kupën e Botës dhe sot është tek Atletico, ndërsa kur erdhi tek ne ishte thjesht një futbollist për ligën e dytë. Gjithsesi, jemi krenarë për atë që ka mundur të arrijë në karrierë me fanellën e Tottenhamit, një nivel që para se të vinte këtu, nuk e njihte”, deklaroi Pochettino.
Trippier u transferua te Atletico Madrid gjatë kësaj vere, duke bërë që të dështonte transferimi i Hysajt në Madrid.
KOHA JONË SONDAZH

