Pogba drejt largimit nga United, i vetëofrohet Barcelonës
Paul Pogba po kalon ditët e fundit tek Manchester United. Kjo, pasi gazeta katalanase “Mundo Deportivo” raporton se menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, erdhi në Barcelonë për t’u takuar me drejtuesit e klubit blaugrana për të folur për disa nga lojtarët që ka nën menaxhim.
Në një nga ato biseda, mendohet se është folur dhe për Pogba, me këtë të fundit që po kalon një moment “JO” tek Manchester United dhe Barcelona do të ishte e gatshme për t’i krijuar hapësirë.
Pogba, i cili së fundmi ka qenë i lidhur me një rikthim në Juventus dhe ku ka shënuar 15 herë që kur u kthye tek United përpara sezonit 2016-17, mund ta shikojmë shumë shpejt me fanellën e Barcelonës.
Momentalisht Pogba do të kërkojë të fitoj Kupën e Botës 2018 me Francën, me “gjelat” që do të zbresin në fushë të dielën, në kuadër të finales së turneut. Përballë do të gjej Kroacinë.
KOHA JONË SONDAZH

