Pogba merr vendimin e papritur te Juventusi, nis stërvitje para kohe
Paul Pogba kaloi një sezon për tu harruar te Juventusi. Ende pa filluar sezoni 2022/23, mesfushori francez pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit.
Në të gjithë sezonin që lamë pas, Pogba arriti të paraqitje vetëm 9 herë për “Zonjën e Vjetër” në të gjitha kompeticionet. Por mesa duket, francezi po mendon të nisë sezonin e ri me këmbë të mbarë.
Pas ditëve që kaloi në Miami, Pogba ditën e sotme është rikthyer në Torino dhe nesër do të fillojë stërvitjen. Ndërsa javën e ardhshme, do të rikthehet pjesa tjetër e skuadrës.
KOHA JONË SONDAZH

