Pogba: Shantazhi influencoi mbi dëmtimet dhe rikuperimin

Kthimi i Paul Pogba te Juventus nuk ka qenë ashtu siç pritej. Mesfushori francez është mbytur nga dëmtimet në një sezon, me vetëm katër paraqitje në total mes Serie A dhe Europës. Një gju tradhtar në fillim, pastaj aduktorët që e mbajtën larg fushës numrin 10 të “Zonjës së Vjetër”.

Zbulimi vjen para gjykatësve, në një seancë për të dëshmuar për arrestimin e Adama Camara, një prej personave të akuzuar për tentativë zhvatjeje ndaj francezit.

Në të vërtetë, siç raportohet nga L’Equipe, Pogba është i sigurt mbi këtë hipotezë: “Ka pasur një ndikim të madh në trupin tim dhe në shëndetin tim. Madje influencoi edhe në rikuperimin tim nga dëmtimet që kam pësuar gjatë vitit të fundit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pogba, i dobësuar mendërisht nga stresi që pësoi, pa trupin e tij të dorëzohej pikërisht në sezonin e rikthimit të tij të madh te Juventus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?