Pogba: Te goli më ndihmoi mbrojtësi, rëndësi ka fitorja

Paul Pogba shënoi golin e fitores në suksesin 2-1 të skuadrës së tij ndaj Australisë. Duke folur pas ndeshjes për mediat, ylli francez është shprehur i lumtur që ekipi i tij mori 3 pikët e para.

“Mos harroni se ishte një ndeshje e Kupës së Botës. Këtu nuk ka ekipe të vogla. Australia ka bërë shumë mirë. Është një ekip i mirë. Do të jetë e tillë e gjithë Kupa e Botës. Ishte shumë e rëndësishme për të fituar ndeshjen e parë. Ishte e vështirë. Ne nuk u dorëzuam deri në fund. Në rastin e golit tim jam ndihmuar shumë nga mbrojtësi, por rëndësi ka që shkoi në rrjetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?