FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pogradeci, Apolonia e Besëlidhja, fitore me “aromë” Superioreje

Apolonia dhe Luftëtari kanë fituar ndeshjet e kësaj jave në grupin e jugut, duke mos zhgënjyer dhe duke vrapuar drejt objektivit për t’u ngjitur në një kategori më lart. Fierakët kanë mposhtur brenda në shtëpi Elbasanin 2-1, falë golave të Krasniqit dhe Kajës.  Në takimin tjetër të Grupit B Luftëtari ka mposhtur 2-1 Lushnjën. Golin e fitores për vendasit e ka realizuar pikësisht lushnjari Mikel Canka që i dha 3 pikë gjirokastritëve. Pogradeci, që e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri dhe lëtë të shtunë ka mposhtur pastër edhe Shkumbinin, 2-0 në Pogradec. Është fitorja e katërt në 5 ndeshje për liqenorët, që e kanë marrë shumë seriozisht këtë sezon dhe duket se trajneri Gentian Stojku po bën një punë të shkëlqyer. Pas Pogradecit, me dy pikë më pak, vazhdon të ndjekë Luftëtari, që ka fituar 2-1 kundër Lushnjës dhe tashmë është qartësisht në garë për kreun. Në grupin A ka zhgënjyer Kastrioti, pasi në Shkodër është ndalur te barazimi 1-1 nga Ada, që ka reaguar pas ndryshimit të trajnerit dhe Ilir Dibra e ka nisur mbarë. Ka përfituar  Besëlidhja, që ka fituar lehtësisht në shtëpi kundër Mamurrasit dhe tashmë ka 10 pikë, po aq sa Erzeni, që këtë fundjavë barazoi në Kamzë.

Kategoria e Parë, java e 5-të/Sot

GRUPI A

Swiss Digital Desktop Reklama

Kamza – Erzeni                     1-1

Swiss Digital Mobile Reklama

Shënues: Maho 55’ / Pasha 47’

Besëlidhja – Mamurrasi       4-0

Shënues: Bajiç 37’, 90’, Hajdari 59’, 89’

Ada – Kastrioti                      1-1

Shënues: Kabuni 2’/ Malo 50’ (11-m)

Iliria – Besa                           2-1

Shënues: Lleshi 60’ / Çelhaka 52’

Korabi – Burreli                     3-0

Shënues: Guri 39’, Bega 43’

Klasifikimi

Kastrioti       11 pikë

Besëlidhja   10

Erzeni         10

Besa            9

Korabi         9

Kamza         5

Ada             5

Burreli         4

Iliria            4

Mamurrasi  2

 

Grupi B

Sopoti –Turbina                              3-1

Shënues:  Çota 7’ (11-m), Bërdufi 45’, Lezi 90’

Apolonia – Elbasani                        2-1

Shënues: Krasniqi 70’, Kaja 90’+2 / Mustafaj 67’ (11-m)

Luftëtari – Lushnja                         2-1

Shënues:  Aleksi 35’, Canka 83’/ Bizhyti 37’

Pogradeci – Shkumbini                 2-0

Shënues: Çekiçi 42’, Liçkollari 70’

E diel 

Dinamo – Butrinti       (ora 14.30, Peze-Helmës)

 

Klasifikimi

Pogradeci           13 pikë

Luftëtari              11

Sopoti                 10

Apolonia             10

Lushnja               7

Elbasani              5

Dinamo               3

Butrinti                3

Shkumbini           2

Turbina                 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?