Polemika në Itali, trajneri i Gjimshitit humbet toruan dhe sulmon zyrtarin e rivalëve

Atalanta mori një 3-pikësh me mjaft vlera në transfertën e vështirë përballë Sampdorias, por një incident i regjistruar në tunelin drejt dhomave të zhveshjes, do të bëjë që kjo sfidë të vijojë gjatë. Trajneri i bergamaskëve, Gasperini po protestonte ashpër dhe u përjashtua nga arbitri kryesor i takimit, por pikërisht kur po dilte nga fusha, u përplas me Massimo Ienca, një drejtues i skuadrës së Sampdorias.

Sampdoria doli menjëherë me një deklaratë zyrtare, ku akuzoi Gasperinin se ka goditur sekretarin e përgjithshëm të klubit dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente, përfshi edhe Prokurorinë Federale, që të bëjnë detyrën.

Nga ana tjetër, vetë Gasperini në përfundim të takimit, tha se e njeh mirë Iencan, me të cilin ka punuar edhe te Genoa dhe se thjesht i kishte dhënë një të shtyrë, pasi ky i fundit e kishte provokuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ienca e njoh mirë, madje edhe disa familjarë të tij. Filloi të më provokojë dhe thjesht i dhashë një të shtyrë, për të më hapur rrugën që të largohesha. Nuk pati goditje, kjo është një sajesë e turpshme. I njëjti person më ka provokuar edhe vitin e kaluar, duke duartrokitur pas shpinës time, pas një ndeshjeje të cilën e kishim humbur”, tha Gasperini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?