Poli: Ta harrojmë fitoren ndaj Napolit, të mendojmë vetëm për Empolin

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Empolit, që vjen në një moment vendimtar për fatin e sezonit të kuqezinjve. Strategu italian kërkon që skuadra e tij të qëndrojë me këmbë në tokë pas suksesit ndaj Napolit.

“Bëmë një fitore të rëndësishme në Napoli, por ajo duhet të na shërbejë për të luajtur në atë nivel gjithmonë. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme.

Nesër do të luajë formacioni më i mirë për mua. Në 12 ditët e ardhshme do të luajmë 4 ndeshje shumë të rëndësishme, do të bëj disa ndryshime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata e Berlusconit? Jemi të gjithë të shqetësuar, edhe pse nuk kemi lajme shumë të sakta. I qëndrojmë pranë dhe shpresojmë që të kthehet sa më shpejt në stadium edhe për të parë Milanin”, tha Pioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?