Policia italiane shmang sherrin masiv mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord, ja pamjet (VIDEO)
Tensioni para ndeshjes së kthimit të Romës ndaj Feyenoord nuk ka munguar. Në Romë mbrëmjen e djeshme, rreth 200 ultras verdhekuq tentuan të shkonin në Shamrock Pub, në via del Colosseo, ku po qëndronin disa tifozë holandezë të Feyenoord.
Përplasja mes tifozëve u shmang vetëm falë ndërhyrjes së shpejt të policisë. Grupe tifozësh holandezë kanë mbërritur tashmë në kryeqytet ditët e fundit, duke kundërshtuar ndalimin e vendosur nga autoritetet italiane që pengonte shitjen e biletave për ndeshjen në favor të tyre.
Ndeshja e parë kujtojmë se u fitua nga skuadra holandeze minimalisht 1-0, ndaj dhe dueli i kthimit do të jetë i ndezur.

KOHA JONË SONDAZH

