FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pollozhani në vend të Dajës: Gjyqtarët na kanë masakruar

Artim Pollozhani merr vendin e trajnerit Ilir Daja pasi ishte ai që doli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Kastriotit. Kapiteni i Flamurtarit foli për shumë tema, duke prekur të gjitha problematikat në kampin vlonjat, ndërsa u ndal edhe te arbitrat të cilët e kanë penalizuar shumë Flamurtarin në këtë sezon.

“Ne kemi vështirësi nga arbitrat. Kam një vit e gjysmë këtu dhe nuk kam parë kurrë në jetën time kaq gabime njerëzore nga gjyqtarët. Nuk dua t’i hyj asaj pjesë, por ndikon te psikologjia e futbollistëve, ndikon te rezultati i ndeshjes, si dhe te objektivat e klubit. Në fund fajtorë dalin futbollistët dhe ky është pengu im. Të gjitha harrohen. Analistët thonë që jemi dëmtuar, por pastaj jemi ne fajtorët në fund. Këtë nuk e pranoj dot.

Largimet? Po t’i shikoni ndeshjet e fundit, Flamurtari të jep përshtypjen se luan mirë edhe pa ato largime. E thashë, ishin lojtarë cilësorë që ne na prishin punë. Nëse e marrim që ne tani jemi mirë dhe si do ishim me lojtarët e larguar, mund të ishim edhe pretendentë për titull. Nuk do flisnim për të tilla gjëra, por do shikonim a do fitojë Partizani me Tiranën, që t’i afroheshim, apo a do na afroheshin. Nuk mund të paragjykosh, ‘ej do ishim këtu’. Mund të ishim edhe më keq me ata që ikën. Mua më gëzon fakti, që ekipi pavarësisht largimeve, luan futboll”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kastrioti? Duke pasur parasysh pikët e marra, ata kanë bërë mirë. Ata ishin të shthurur në dy fazat e para. Mbase është meritë e trajnerit dhe e afrimeve të reja që kanë bërë. Kanë marrë 10 pikë së fundmi dhe duhet respekt maksimal, pasi ata janë në formë. Nuk duhet ta mbivlerësojmë, do futemi në fushë për të marrë tre pikët dhe për të shkuar përpara”, deklaroi Pollozhani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?