Portieri i Rusisë zbulon “sekretin” se si i priti penalltitë e spanjollëve

Portieri rus Igor Akinfeev, ka zbuluar se si i priti penalltitë e Koke dhe Iago Aspas. Sipas tij, ai e dinte shumë mirë se ku do të godisnin spanjollët.

“Nuk isha stërvitur sepse prisja që të kualifikoheshim në kohën e rregullt. Por e dija ku do të godisnin ata”, tha Akinfeev në konferencën e shtypit në Novogorsk.

“Tek penalltitë që prita, e dija fare mirë se ku do të shkonte topi. Pata edhe fat. Sfida me Kroacinë? Ndjek vetëm skuadrën time. Kam parë disa ndeshje në Botëror, por Kroacinë nuk e kam parë”, ka thënë portieri rus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?