Prandelli kritikon Juven: Nuk do e ndërroja kurrë Vlahovic me Lukakun

Juventus që ende nuk ka bërë një goditje të bujshme prej kohësh po pret një ofertë për Dusan Vlahovic e më pas të transferojë në Torino, Romelu Lukakun.

Sulmuesi belg i doli kundër edhe Interit vetëm për t’u transferuar te bardhezinjtë e tashmë është në pritje të aventurës me “Zonjën e Vjetër”. Ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli shprehet se nuk do ta ndërronte kurrë një si Vlahovic me Lukakun.

“Lukaku më pëlqen dhe nuk është një lojtar i keq. Por, nga ana teknike dhe nga ajo çfarë mund të ofrojë Vlahovic nuk do ta ndërroja kurrë serbin me një si Lukaku. Nuk e di cilat janë arsyet që e shtyjnë Juventusin për këtë lëvizje, mund të lidhet gjithçka me aspektin financiar dhe aty unë nuk mund të ndërhyjë. Sa i përket anës teknike, Vlahovic është i padiskutueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandelli: «Lukaku per Vlahovic? Mai...» - Calcio News 24

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka pasur shumë probleme fizike, por Vlahovic është një sulmues që garanton gola. E di shumë mirë punën e tij dhe mjafton që skuadra ta shërbejë në mënyrën e duhur, pastaj mendon ai si të shënojë. Vlahovic e “ndjen” portën, ka një të majtë fantastike dhe është lojtari i duhur për zonën kundërshtare.

Nëse ke një futbollist të tillë në skuadër atëherë duhen plotësuar të gjitha kushtet që ta shërbesh në mënyrën e duhur, është një vlerë e shtuar dhe unë nuk do ta ndërroja kurrë”, u shpreh Prandelli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?