Prapaskena/ Andrea Pirlo ishte shkaku i largimit të Maldinit nga Milani
Paolo Maldini u largua nga Milani me një deklaratë të ftohtë të bërë nga kuqezinjtë në rrjetet sociale.
Ish-drejtori i zonës teknike të Milanit, megjithatë, duket se ka pasur një revolucion të vërtetë në mendje, përpara se t’i jepte fund marrëdhënies kontraktuale.
Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, shkaku i sherrit mes Gerry Cardinales dhe Maldinit është një emër i madh i futbollit italian: Andrea Pirlo.
Maldini dëshironte të zëvendësonte Stefano Piolin pikërisht me ish-shokun e skuadrës te Milani, që pak kohë më parë zyrtarizoi largimin nga skuadra turke Karagumruk.
KOHA JONË SONDAZH

