Prapaskena/ Cristiano Ronaldo iu ofrua Napolit para Juventusit
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante, paraditen e sotme. Ai tregoi se agjenti i Cristiano Ronaldos, i kishte ofruar portugezin edhe Napolit, ndërsa shpjegoi edhe arsyet pse nuk e morën dot.
“Më telefonoi Mendes dhe më ofroi mundësinë për të blerë Ronaldon. Natyrisht që edhe ne bëmë ofertën tonë, por duke synuar që ta paguanim futbollistin me përqindje nga të ardhurat që do të gjeneronte. Juvja investoi vetë rreth 350 milionë euro në këtë operacion, shifër që ne nuk mund ta shpenzonim, pasi rrezikonim falimentin”, deklaroi De Laurentiit.
Napoli emëroi trajner Carlo Ancelottin, një njohje të vjetër të Ronaldos, pasi të dy kanë punuar edhe te Reali i Madridit përreth dy sezone.
KOHA JONË SONDAZH

