Prapaskena/ Ky është kushti i Zidane për t’u rikthyer te Reali (VIDEO)
Real Madrid është në negociata për rikthimin e Zidane në krye të Real Madrid. Sipas mediave iberike strategu i njohur francez mund të pranojë që të drejtojë sërish madrilenët vetëm në muajin qershor.
Programi “Jugones” ka zbuluar informacione në lidhje me negocimet. Fiorentino Perez i ka dhënë urdhër Emilio Butragenios për të bindur strategun e njohur për t’u rikthyer te Real Madrid. Gjithsesi francezi nuk ka ndërmend që të shkojë sërish në “Bernabeo”, por kërkon që të ketë një revolucion të vërtetë në skuadër, duke kërkuar shumë futbollistë të tjerë.
Zidane u largua nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar, sepse nuk mendonte se mund të vazhdonte të fitonte me ekipin aktual. Duket se tani ai mund të pranojë një rikthim të mundshëm, por sigurisht me futbollistë të tjerë, pasi aktualët nuk e kanë bindur për të vijuar rrugën e fitoreve. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

