Prej muajsh pa skuadër, “sirena turke” për Rey Manajn

Rey Manaj ka mbetur pa skuadër që prej muajit janar pas largimit nga Watford, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pësuar një pikiatë në karrierën e tij. Manaj është gati për një aventurë të re dhe Goztepes i është sugjeruar sulmuesi shqiptar.
Klubi turk, i cili militon në Kategorinë e Parë, kërkon që të nisë një projekt ambicioz për të tentuar rikthimin në Superligë dhe për këtë, në shënjestër është vendosur edhe emri i Manajt.
Ky do të jetë një shans për 26-vjeçarin për t’u rikthyer protagonist.
KOHA JONË SONDAZH

