Premier League/ Tottenham jashtë Europës, bien nga kategoria Leeds dhe Leicester
Janë luajtur ndeshjet e javës së fundit në Premier League, që kanë dhënë dhe verdiktet e fundit. Manchester City u shpall kampion i Anglisë, ndërsa tri skuadrat e tjera që fitojnë gjithashtu të drejtën për të luajtur në Champions League janë Arsenali, Manchester United dhe Neëcastle.
Liverpooli, që në ndeshjen e fundit barazoi 4-4 me Southamptonin dhe do të luajë në Europa League, bashkë me Brightonin, ndërsa Aston Villa luan në Conferencë League.
Sa i përket pjesës së poshtme të tabelës, përveç Southamptonit bien Leeds dhe Leicester City. Në javën e fundit, Leedsi u mposht 1-4 nga Tottenhami, ndërsa Leicesterit nuk i mjaftoi suksesi 2-1 me Ëest Hamin, pasi Evertoni gjithashtu mori pikët maksimale përballë Bournemouthit, duke e mposhtur 1-0. Edhe pse fito thellë në fushë ne Leeds, Tottenhami mbeti jashtë kupave të Evropës.
KOHA JONË SONDAZH

