FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Premtimi i Kutrones: Nëse i shënoj Juventusit, do të bëj …

Milani do të luajë nesër ndaj Juventusit në transfertë në super sfidën e kësaj fundjavë. Sulmuesi i kuqezinjve, Patrik Kutrone ëndërron një fitore të mundshme, madje ka bërë dhe një premtim nëse do të arrihet ky objektiv.

“Duhet të shkojmë në Torino për të luajtur si në muajt e fundit, me dëshirë për të fituar çdo ndeshje. Nuk kemi frikë. Do më pëlqente që të shënoja në “Juventus Stadium”, një gol të ngjashëm si ndaj Interit në Kupën e Italisë.

Ata kanë një skuadër të madhe, dhe një mbrojtje shumë të fortë. Në Kombëtare kam studiuar Bufon dhe Ruganin, do të mundohem t’i vendos në vështirësi. Nëse do të shënoj ndaj Juves, do të bëj 10 xhiro në fushë. Nëse do të arrijmë në Champions do t’i heq flokët dhe do t’i bëj zero”, ka thënë Kutrone.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?