Presidenti i Chelsea-t i fiksuar me Joao Felix, gati të blejë kartonin nga Atletico

Presidentin e ri të Chelsea, Todd Boehly, është mëse i kënaqur me afrimin e ri të merkatos së janarit, Joao Felix, i cili ka bërë mjaft mirë. Portugezi e ka gjetur menjëherë “veten” në futbollin e “ishullorëve”, teksa është bërë pjesë e formacionit titullar që në mbërritjen e tij.

Propozimi i bordit të Chelsea mund të jetë një shumë e caktuar parash plus 1 ose më shumë lojtarë në një marrëveshje të mundshme. Atletico dëshiron të humbasë sa më pak para duke llogaritur këtu dhe 127 milionë eurot e shpenzuara për blerjen e Felix nga Benfica.

Gjithsesi bisedimet do të kryhen në fundin e sezonit, kur dhe Blutë e Londrës do të kenë një bilanc më të mirë nga paraqitjet e futbollistit portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?