FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i La Ligas: Shpresoj që Ronaldo dhe Mourinho të rikthehen!

Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka shprehur dëshirën që Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho të kthehen në Spanjë, pas periudhave të suksesit me Real Madrid. Dyshja Portugeze provuan sfida të reja. Fituesi pesë herë i “Topit të Artë”, Ronaldo iu bashkua Juventusit verën e kaluar, ndërkohë që Jose Mourinho u kthye në Angli për të drejtuar Chelsea-n dhe Manchester United.

 

Duke folur për “Canal 11”, Tebas u shpreh: Do të doja që të ishin sërish në Spanjë Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho. Ai është një trajner i shkëlqyer për të promovuar futbollin spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ai u ndal te rivaliteti mes Ronaldos dhe Messit, që e kthehu La Ligan në një nga kampionatet më të ndjekur në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mendova se largimi i tij mund të ndikonte më shumë për të qenë i sinqertë. Gjithsesi preferoj më shumë një La Liga me Ronaldon se pa të. Lojtarë nga Premier League nuk kanë fituar ‘Topin e Artë’ prej shumë vitesh, por sërish mbetet kampionati më i mirë në botë. Bëjnë një punë shumë të mirë në shumë nivele”, deklaroi Tebas. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?