Presidenti i PSG-së: E duam Bufon, por për portier rezervë

PSG kërkon që të transferojë Xhanluixhi Bufon, por propozimi i klubi francez është për ta pasur portier dytë për sezonin e ardhshëm. Lajmi është dhënë nga presidenti i klubit parisien në një dalje për mediat.

“Xhianluixhi Bufon është një portier fantastik, një kampion në futboll. Nuk e mohoj që u pëlqen të gjithëve të kenë një lojtar si ai në ekip. Areola është portieri ynë i parë, titullari dhe do të jetë i tillë edhe sezonin e ardhshëm.

Ekziston mundësia që Bufon të vijë tek ne, është portier dhe njeri karizmatik, me përvojë, një Zotëri i vërtetë. Janë shumë klube që e duan, por tek ne nuk do të jetë titullar, por rezervë”, ka thënë numri një i PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?