Presidenti i PSG në telashe, akuzohet për rrëmbim dhe torturë
Nga Franca ka zëra të bujshëm për presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Ai është nën hetim për akuzën e rrëmbimit dhe torturës.
Dje në Paris u emëruan tre gjyqtarët që do të vendosin për akuzën e ngritur ndaj Al Khelaifit nga Tayeb Benabderrahmane: ankesa daton disa muaj më parë dhe i referohet një episodi të vitit 2020.
Nga historia e tij ai pretendon se është torturuar në Katar, pasi kishte dokumente që mund të komprometonin pozitën e numrit një të klubit parisien.
Aktakuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022, por edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm.
Në lidhje me ngjarjet që lidhen drejtpërdrejt me këto aspekte të fundit, Al Khelaifi ka dalë i pastër. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

