Presidenti i Salernitanës: Jemi gati që të riluajmë ndaj Juventusit, për ne s’është problem
Rregullorja nuk e parashikon që ndeshja Juventus-Salernitana të riluhet, por presidenti i ekipit nga Kampanja, Danilo Lervino ka hapur këtë mundësi.
“Gabimi arbitral në Juventus-Salernitana? Nëse bardhezinjtë duan që të riluajnë, për ne nuk është problem”, deklaroi numri një i klubit modest për Radio Kiss Kiss Napoli.
Në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport, Iervolino saktësoi: “Kur isha i nxehur kisha një shije të hidhur në gojë, por më pas duke e rishikuar ndeshjen mendoj se shkoi mirë kështu. Juve nuk dorëzohet kurrë dhe ishte një ndeshje shumë e vështirë . Sipas rregullores, Var është një instrument i ri , ndaj edhe sot është e vështirë të kuptosh se kur dhe si të ndërhyhet”.
Një deklaratë që i shpall betejë bardhezinjve, por që në fakt ka pak gjasa që të ndodhë për shkak se rregullorja parashikon riluajtjen e ndeshjes vetëm nëse ndodh ndonjë gabim teknik nga arbitri, dhe VAR nuk është pjesë e saj. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

