Presidenti Ilir Meta i dorëzon Izmir Smajlaj flamurin kuqezi të Lojërave Mesdhetare

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ai që do të mbajë flamurin kuqezi në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”, event që do të nisë më datën 22 qershor në Spanjë. Kampioni i Europës në garën e kërcimit së gjati është përzgjedhur për të mbajtur flamurin, që sot në mesditë iu dorëzua në një ceremoni të zhvilluar në presidenti nga kreu i shtatit shqiptar, z. Ilir Meta. Ky i fundit ka pritur në një takim të gjithë delegacionin olimpik shqiptar që do të jetë në Mesdhetare, duke ju uruar atyre sukses.

“Duke i uruar suksese dhe përfaqësim dinjitoz të ngjyrave kuqezi, i dorëzova sot Flamurin Kombëtar, sportistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë.Uroj të ngrenë sa më lart flamurin më të bukur në botë në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, për t’iu rikthyer traditave më të mira sportive kur i gjithë Mesdheu u njoh me talentin dhe arritjet e Shqipërisë”, tha Presidenti i Republikës së Shqipërisë gjatë ceremonisë. Sipas KOKSH, Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event në 14 disiplina sportive.

Ndërkohë edhe atleti ka reaguar pas marrjes së flamurit: Nder dhe krenari të mbaj flamurin shqiptar të dorëzuar nga vetë Presidenti i Shqiperise z.Ilir Meta, për ceremoninë e “Lojërave Mesdhetare” në Tarragona, Spanjë. Atletet shqiptar do japin maksimumin për t’u përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhe me medalje për të ngritur lart këtë flamur madhështor në çdo kompeticion!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?