Presidenti Meta zbulon për kë bën tifo në Kupën e Botës në Rusi

Ilir Meta e ktheu një pjesë të Presidencës në një “stadium” të vogël mbrëmjen e së dielës, ku së bashku me dashamirës të futbollit, por edhe me zëvendës ambasadorin e Zvicrës dhe ambasadorin e Brazilit ndoqi ndeshjen mes Zvicrës dhe Brazilit.

Në një lidhje direkte pas ndeshjes me show sportiv “Top Arena” zbuloi se nuk është tifoz, as me Gjermaninë, as me Brazilin apo ndonjë tjetër kombëtare të madhe, por me Zvicrën e 4 lojtarëve me origjinë shqiptare.

“Jo në këtë ndeshje ndaj Brazilit, por edhe më herët, unë kam qenë tifoz i Zvicrës. E kam thënë që para dy muajsh që do të bëjë tifo për Zvicrën në mungesë të Holandës”, u shpreh Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?