FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Priti penalltinë ndaj Mesit, portieri i Islandës: Bëra ëndrrën realitet, e kisha studiuar

Portieri i Islandës, Halldorsson u shpall futbollisti më i mirë në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Argjentinës. Gardiani islandez në prononcimin pas marrjes së trofeut nga UEFA ka treguar emocionet pas pritjes së 11-metërshit ndaj Mesit, duke treguar edhe “sekretin”.

“Ishte një ëndërr e bërë realitet për mua që të prisja atë penallti, veçanërisht kur ndihmon skuadrën për të fituar pikë, që mund të jetë shumë e rëndësishme për ne për të siguruar kualifikimin në këtë grup. E kam studiuar shumë, kam parë shumë penallti të Messit që ka ekzekutuar më parë. Kisha një ndjesi pozitive që gjërat do të shkonin në atë mënyrë”, u shpreh Halldorsson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai aktivizohet në Danimarkë me ekipin e Randers, ndërkohë që për të ishte ndeshja e parë në një Kupë Bote. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?