FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Probleme me ndriçimin, ndërpritet për 35 minuta Tirana-Teuta

Ndeshja e parë e javës së dytë, mes Tiranës dhe Teutës është ndërprerë pas minutës së 25-të. Luhatjet e energjisë elektrike, kur sapo kishte nisur të binte muzgu, e detyruan kryesorin Hamiti të ndalonte lojën.

Të dyja skuadrat pritën gjatë për stabilizimit të projektorëve të ndriçimit, për të vijuar rregullisht ndeshja. Gjyqtari Hamiti, pasi mori konfirmimin e të dy kapitenëve, vendosi vijimin e lojës pas thuajse 35 minutash, ndonëse ndriçimi nuk ishte në cilësinë e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?