Pronari i Chelsea-t tërbohet me lojtarët, u shkon në dhomat e zhveshjes
Pronari i ri i Chelsea-t, Todd Boehly ka shpërthyer ndaj futbollistëve pas humbjes së të shtunës ndaj Brighton. Sipas raporteve nga gazeta Standard, amerikani, i cili ishte i pranishëm në stadium së bashku me anëtarët e tjerë të bordit Behdad Eghbali dhe Hansjorg Wyss, i tha skuadrës se sezoni i tyre ishte “i turpshëm” dhe kritikoi ashpër një lojtar, të blerë për shumë para.
Përpjekja e dëshpëruar e Boehly-t kishte për qëllim të tundte disi futbollistët e tij në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Real Madridit, ku Blutë e Londrës synojnë të bëjnë përmbysjen e madhe pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë.
Gjithsesi vështirë se fjalët e tij do të bëjnë punë, pasi lojtarët e Chelsea-t janë në një situatë kaotike. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

