Propozimi i ri, stadiumi “Arena Kombëtare” të mbajë emrin “Panajot Pano”

“Partizanin nuk do ta ndërroja me asnjë ekip tjetër ne bote”. Nën këtë moto, klubi i kuq, me dhjetëra ish-futbollistë legjenda të vendit, drejtues të Federatës, specialist të futbollit kanë nderuar në një ceremoni, ikonën e këtij sporti, të madhin Panajot Pano.

Shumë figura të njohura të sportit dhe jo vetëm pohojnë një zëri se Pano, ishte i përkryer brenda dhe jashtë fushe, një simbol i harmonisë sportive. Në ceremoninë përkujtimore, presidentit të futbollit, Armand Duka iu propozua që “Arena Kombëtare” të marrë pikërisht emrin e legjendës Panajot Pano.

Në fund, të pranishmit në eventin përkujtimor firmosën një peticion duke shprehur unanimitetin e tyre për emërtimin e Arenës Kombëtare me emrin “Panajot Pano”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?