“Pse ka kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip?”, trajneri i PSG skandal racizmi në Francë

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, është akuzuar se ka thënë fjalë raciste në gusht të vitit 2021, kur drejtonte Nice-n. Julien Fournier, ish-Drejtori i Futbollit te Nice, e akuzoi marsejezin, përmes një e-mail-i, për fjalët raciste dhe diskriminuese gjatë qëndrimit të tij te Nice.

Në shtator të vitit të kaluar, Fournier deklaronte: “Nëse them arsyen e vërtetë se pse u zumë, Christophe Galtier nuk drejton më asnjë ekip, as në Francë e as në Evropë. Ishin gjëra pa lidhje direkte me futbollin”.

Ngjarja të cilës i referohet ish-drejtori i Nice i referohet 9 gushtit të vitit 2021: “Hyri në zyrën time dhe më tha që duhet të kisha parasysh realitetin e qytetit, që nuk mund të kishim kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?