PSG bën gati çmendurinë e radhës, kërkon të bashkojë Ronaldon me Messin

Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa do të rrëmbejë çdo yll të mundshëm. Pas Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos, Donnarumma e Lionel Messi, klubi francez ka plane edhe më të mëdha.

Ëndrra e Nasser Al Khelaifit është që të bëjë bashkë në një skuadër Neymar, Messin dhe Cristiano Ronaldo dhe me dy të parët që i ka tashmë në “Parkun e Princave”, po përgatit planin për të sjellë në Paris edhe yllin portugez.

Ky i fundit është nën kontratë me Juventusin deri në verën e ardhshme dhe palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë, ndaj Leonardo ka nisur kontaktet me menaxherin Jorge Mendes, për të bërë një para-kontratë, që do ta çonte CR7-ën te PSG-ja menjëherë pas fundit të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimi i francezëve është për një kontratë dy vjeçare me pagë prej 20 milionë eurosh në sezon, shifra këto që vështirë se mund të refuzohet nga Ronaldo, që për më tepër verën e ardhshme do të ketë 37 vite mbi supe dhe do të nënshkruajë ndoshta kontratën e fundit të karrierës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që palët të bashkohen që këtë verë. Gjithçka varet nga Kylian Mbappe, të cilin Al Khelaifi dëshiron ta mbajë me çdo kusht në Paris, por sulmuesi francez po këmbëngul për një transferim te Reali i Madridit. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i francezit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?