PSG bën gati revolucionin e madh në verë, synon 8 yje në merkato
Eliminimi i radhës në Champions, duke konfirmuar se është ende larg të qenit një skuadër dhe nuk mund të rivalizojë emrat e mëdhenj si Bayerni, do të shoqërohet me revolucion te Paris Saint Germain. Klubi i Al Khelaifi është gati të ndryshojë tërësisht ekipin duke bërë blerje të mëdha në merkato
Milan Skriniar, do të shkojë në Paris me parametër zero, ndërkohë që një objektiv i madh i klubit është Victor Osimhen. Për yllin e Napolit, francezët janë gati të ofrojnë 150 milionë euro. Sulmuesi është nënkontratë deri në vitin 2026, por pengesa kryesore që duhet kaluar është dëshira e lojtarit të luajë në Premier League.
Revolucioni pritet të nisë nga stoli. Zidane është kandidat për të zëvendësuar trajnerin Galtier. Nga yjet që mund të largohen janë Messi e Sergio Ramos, të cilët nuk kanë rinovuar kontratat, ndërsa në prag lamtumire është edhe Neymar.
Në listën e dëshirave të merkatos janë Pau Torres i Villarreal, mesfushori Ibrahim Sangaré i PSV, Manu Koné nga Borussia Monchengladbach, ylli i Manchester City, Bernardo Silva. Të tjerë emra janë Goncalo Ramos nga Benfica, por edhe ylli i ri i Lyon dhe futbollit francez, Rayan Cherki.
KOHA JONË SONDAZH

