PSG fiton me “poker” ndaj Nantes, shënojnë dhe Messi e Mbappe (VIDEO)

PSG ka arritur një fitore 4-2 përballë Nantes dhe shkon në kuotën e 63 pikëve në krye të renditjes. Lionel Messit i mjaftuan më pak se 12 minuta për të zhbllokuar ndeshjen.

Pesë minuta më vonë, Parisi e thelloi epërsinë në 2-0 falë autogolit të Hadjam. Skuadra e Nantes reagoi mjaft mirë duke shënuar dy herë brenda pak minutash.

Në të 31-tën, Blas përfitoi nga një pasiguri e Donnarummës, nga një pozicion i vështirë. Vetëm shtatë minuta më vonë, në zhvillimet e një këndoreje Nantes barazon rezultatin dhe bën të heshtë “Parc des Princes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSG do të rikthehej sërish në avantazh me Danilo Pereirën në minutën e 60-të. Në minutën e parë shtesë Kylian Mbappe do të vuloste gjithçka me golin e katërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?