PSG hidhet në sulm pas largimit të Messit, ja yjet që synohen në verë

Soccer Football - FIFA World Cup Qatar 2022 - France Training - Al Sadd SC Stadium, Doha, Qatar - December 16, 2022 France's Kylian Mbappe, Randal Kolo Muani and Marcus Thuram during training REUTERS/Bernadett Szabo

Stuhia e Messit ka pushtuar Paris Saint-Germain, por lamtumira e argjentinasit mund të jetë e mirë për klubin francez. Largimi i tij do të lehtësojë edhe financat e klubit në paga, pasi “Pleshti” përfiton 41 milionë euro në sezon, duke i dhënë mundësinë drejtorit sportiv Luis Camps që të ketë më shumë liri për transferime të reja.

Shtypi francez raporton emrat e të gjithë lojtarëve që mund të transferohen te parisienët: përveç Milan Skriniar, mund të transferohen vëllezërit Thuram (Marcus dhe Khephren), Manu Koné, Jean-Clair Todibo, Moussa Diaby dhe Randal Kolo Muani.

Midis ëndrrave, megjithatë, ka yje të kalibrit të Victor Osimhen, Bernardo Silva, Aymeric Laporte dhe Lucas Hernandez, ndërsa pëlqehen edhe Evan Ndicka, Fikayo Tomori dhe Michael Olise. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?