PSG i propozon një pagë të frikshme Paulo Dybala-s

Paulo Dybala refuzoi transferimin në Premier League gjatë kësaj vere te United dhe Tottenham, por kjo nuk do të thotë se është jashtë merkato. “Daily Mail” raporton se interesimi i Paris Saint-Germain për yllin argjentinas është konkret. Drejtori sportiv, Leonardo i ka propozuar një ofertë prej 12 milionë eurosh në sezon, e cila është në fakt 4.5 milionë euro më e lart se paga e tij aktuale te Juventusi.

 

“La Joya” shihet si zëvendësuesi perfekt i Neymar, i cili mund të rikthehet sërish në La Liga, atje ku e presin Barcelona ose real Madrid. Bardhezinjtë e vlerësojnë në shumë e 85-90 milionë euro, por nuk duan që ta shesin pa gjetur më parë zëvendësuesin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ardhja e mundshme e Icardit gjatë këtyre ditëve mund të bëjë që tratativa të zhbllokohet duke bërë që klubi torinez dhe Dybala të pranojnë ofertën e  PSG. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Paulo Dybala was not expecting the call from Leonardo in which the PSG chief made an offer

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?