PSG i vendos ultimatum Mbappe për të vendosur të ardhmen deri më 31 korrik

Afati për të zgjidhur telenovelën Kylian Mbappe është vendosur që të jetë 31 korriku. Lajmi është konfirmuar nga mediat franceze që kanë zbuluar dhe planin e presidentit Nasser Al-Khelaifi, i cili nuk ka ndërmend të humbasë kampionin francez falas në verën e vitit 2024.

Një datë që nuk duhet të jetë surprizë, duke qenë se sulmuesi 24-vjeçar mund të respektojë kontratën me PSG-në deri më 31 korrik. Golashënuesi më i mirë i sezonit të Ligue 1 2022-2023 i ka komunikuar tashmë klubit qëllimin e tij për të mos rinovuar me anë të një letre që ka shkaktuar një bujë të madhe, situata mund të evoluojë më tej deri në fund të muajit dhe kur të skadojë ky opsion.

Ndërkohë, Real Madridi është në dritare në pritje të zhvillimeve për të bërë më pas një ofertë. PSG kërkon rreth 200 milionë euro, një shifër që duket e ekzagjeruar për një lojtarë që ka vetëm një vit kontratë të mbetur. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?