PSG në emergjencë totale, Mbappe dhe Cavani i shtohen infermierisë

Paris Saint Germain fitoi thellë 4-0 ndaj Toulouse në javën e tretë të Ligue 1, por parizienët humbën disa prej futbollistëve kryesorë.

Kylian Mbappe la fushën e lojën në minutën e 66-të, i zëvendësuar nga Zagre. Në fakt, problemi fizik i talentin francez ishte i treti në radhë brenda 90 minutave, pasi që në fillim të pjesës së parë Cavani e më pas Diallo e lanë lojën i dëmtuar, për t’u zëvendësuar respektivisht nga Choupo-Moting (realizoi dygolësh) dhe Tiago Silva.

Nuk është përcaktuar ende shkalla e dëmtimit të tre lojtarëve të sipërpërmendur e për rrjedhojë as koha që do të mungojnë, por tashmë është fakt që në vetëm 4 ndeshje zyrtare të sezonit të ri infermieria e kampionëve të Francës është mbushur plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?