PSG në kërkim të një trajneri, nga Mourinho deri te Xabi Alonso
Sipas të gjitha gjasave, Christophe Galtier nuk do të konfirmohet në krye të Paris Saint-Germain për sezonin e ardhshëm. Trajneri do të paguajë për dështimet e këtij sezoni në Champions League, dhe paraqitjeve aspak të mira në kampionat, edhe pse do të fitohet. Nuk duhet harruar as eliminimi në Kupë që në 16 më të miat.
Sipas L’Equipe , janë pesë kandidatë: përveç emrave tashmë të njohur (José Mourinho, Thiago Motta dhe Marcelo Gallardo) nuk mungojnë as Julian Nagelsmann dhe një hyrje e re shumë e rëndësishme.
Në fakt, gazeta franceze përmend emrin e Abel Ferreira , trajnerit portugez që udhëhoqi dy herë Palmeiras për të triumfuar në Copa Libertadores. Për të ka pasur interesim edhe nga Nice, ndërkohë që ka kontratë deri në vitin 2024. Gazeta “Le Parisien”, nga ana tjetër mendon se Luis Enrique është në “pole” për të marrë drejtimin e ekipit, ndërkohë që RMC Sport i shton listës edhe Xabi Alonson. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

