PSG nuk e pret më Nagelsmann, gati t’i besojë pankinën një portugezi

Paris Saint-Germain me shumë mndësi do i besojë pankinën Sergio Conceiçao. “Le Parisien” raporton se drejtuesit e skuadrës kanë nisur kontaktet me teknikun portugez për të zëvendësuar Galtier.

Emri i portugezit të shfaqet për momentin si dominues për të marrë drejtimin teknik të skuadrës. Kontaktet mes dy palëve sidomos në orët e fundit janë intensifikuar dhe duket se po shkojnë mirë.

Problemi më i madh që Parisi duket se duhet të kapërcejë në këtë përpjekje është klauzola e lirimit të Conceiçao, e cila shkon në 18 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?