PSG piketon yllin e City-it, bën gati 100 milionë euro

Southampton, England, 22nd January 2022. Aymeric Laporte of Manchester City celebrates with Bernardo Silva after scoring to make it 1-1 during the Premier League match at St Mary's Stadium, Southampton. Picture credit should read: Paul Terry / Sportimage - Photo by Icon sport

PSG kanë filluar punën për të përforcuar skuadrën në merkaton e verës. Në Francë përflitet për largimin e sigurt të dy yjeve, Lionel Messi dhe Neymar, dhe për këtë arsye priten afrime të mëdha.

Një prej objektivave kryesorë është Bernardo Silva i cili aktivizohet te Manchester City dhe në këtë sezon ka shkëlqyer. Ylli portugez vendosi vulën e tij edhe me një dygolësh në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Real Madridit që përfundoi 4-0.

Sipas mediave vendase, PSG është gati të bëjë një ofertë që i kalon 100 milionë euro për kartonin e portugezit. Kontrata e këtij të fundit skadon në vitin 2025 dhe City nuk do ta linte të largohej, përveçse ndonjë oferte bindëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?