PSG pranë transferimit të mbrojtësit të Bayernit, nisin negociatat
PSG kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, ku synimi kryesor është një mbrojtësi i Bayernit.
Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, bëhet fjalë për francezin Lucas Hernandez. Mbrojtësi 27-vjeçar supozohet t’i ketë dhënë dritën jeshile Paris Saint-Germain për të vazhduar karrierën e tij në Francë.
Lucas Hernandez nuk do të rinovojë kontratën e tij me bavarezët e cila skadon në qershor të vitit 2024. Klubi parisien do të hapë negociatat me Bayern Munchen për transferimin e mbrojtësit këtë sezon, ose për ta përfituar falas vitin tjetër.
27-vjeçari u transferua te Bayern Munchen në vitin 2019 nga Atletico Madrid për shifrën e lartë prej 80 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

