PSG shkatërron Ajaccio, vetëm një fitore larg titullit kampion (VIDEO)

PSG triumfon me rezultatin 5-0 ndaj Ajaccio në takimin e raundit të 35-të të Ligue 1 dhe afrohet gjithmonë e më shumë me titullin kampion, vetëm tri pikë larg festës së trofeut.

PSG dominoi gjithë sfidën, ndërsa zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të me Fabian Ruiz. Vetëm 11 minuta më pas do të ishte Hakimi ai që do të shënonte, duke dyfishuar avantazhin e ekipit të Galtier.

Ndërsa vetëm dy minuta pas nisjes së pjesë së dytë, i asistuar nga Ekitike, Mbappe do të realizonte golin e tretë dhe në minutën e 54-të Kylian bëri “poker”. Megjithatë një autogol i Youssouf në minutën e 73-të do ta çonte rezultatin e këtij takimi në 5-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hakimi do të merrte karton të kuq dhe të linte parisienët me 10 lojtarë në minutën e 77-të, ndërkohë që 3 minuta më pas Mangani u ndëshkua me të kuq, duke bërë që të dyja skuadrat të mbesnin me nga 10 lojtarë. Pas javës së 35-të PSG kryeson me 81 pikë, gjashtë më shumë se Lens i vendit të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?