PSG stërvitet me dyer të hapura para klasikes ndaj Marseille, shiten 15 mijë bileta
Tifozët parizianë do të dynden në “Parc des Princes” të premten. Paris Saint-Germain ka organizuar një seancë stërvitore të hapur për publikun, 48 orë përpara Classique kundër Marseille.
Sipas shtypit francez, tashmë janë rezervuar 15 mijë vende për seancën që do të zhvillohet nga ora 17:30 deri në orën 18:30. Kostoja e biletave varion nga 5 deri në 15 euro.
Të marrësh pjesë në një seancë të tërë stërvitore është një “ngjarje” e vogël, që nuk ka ndodhur prej 11 vitesh. Carlo Ancelotti kishte kërkuar mbylljen e Camp des Loges gjatë sezonit 2012-2013;.
Që atëherë, parisienët janë stërvitur në publik vetëm një herë, një seancë e hapur vetëm për ultrasit katër ditë pas eliminimit kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve, në vitin 2019. /R.Lika-Koha Jonë//
KOHA JONË SONDAZH

